Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Izrael Mban Të Burgosur 480 Pasagjerë, 48 Drejt Lirimit
English

Flotilja - Izrael Mban Të Burgosur 480 Pasagjerë, 48 Drejt Lirimit

JERUSALEM, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Katërqind e tetëdhjetë pasagjerë, të cilët ishin në bordin e flotiljes për Gazën të militantëve propalestinezë e sulmuar nga marina izraelite ndodhen sot në burgjet e Izraelit, ndërsa 48 të tjerë janë drejt kthimit në atdhe, njoftoi radioja publike izraelite. Të 480 të burgosurit ndodhen në një burg në Ashod në jug të Izraelit ndërsa 48 të tjerë janë dërguar drejt aeroportit ndërkombëtar Ben Gurion për t'u dërguar në vendeve të tyre. Përveç kësaj, 45 pasagjerë të tjerë, shumica me origjinë turke, janë shtruar në spital. Gjashtë ushtarë izraelitë të plagosur gjatë operacionit ndodhen gjithashtu në spital, shtoi radioja. Të paktën nëntë pasagjerë janë vrarë dje kur disa komando izraelite sulmuan flotiljen ndërkombëtare që u drejtua për në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite. Pasagjerët e burgosur do të merren në pyetje gjatë ditës dhe autoritetet do të vendosin rast për rast për ata që do të lirohen dhe për ata ndaj të cilëve do të hapen çështje penale. Mes të burgosurve është edhe Kamal Khatib, presidenti i Komitetit të lartë të Arabëve izraelitë, figura më e rëndësishme e organizatës së këtij komuniteti me 1,3 milionë persona që kërkoi sot një ditë greve dhe manifestimesh në Izrael. Një nga liderët e lëvizjes islame në Izrael, Raëd Salah, drejtues i krahut radikal, i cili ndodhej në bordin e flotiljes, është gjithashtu mes të burgosurve në një komisariat policie në Ashdod. Përveç kësaj, policia izraelite është vendosur sot në gjendje alarmi për të përballuar "trazira të mundshme" mes arabëve izraelitë. /I.Pu.
KOMENTE