English

Flotilja - Izraeli Do Të Pengojë Çdo Anije Tjetër Me Ndihma Të Vijë Në Gaza

JERUSALEM, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli do të pengojë çdo anije tjetër humanitare ndërkombëtare të hyjë në ujërat e Rripit të Gazës, paralajmëroi sot zëvendësministri i Mbrojtjes Matan Vilnai një ditë pas një sulmi detar izraelit që shkaktoi vdekjen e të paktën nëntë civilëve. "Nuk do të lejojmë asnjë anije të vijë në Gaza dhe të furnizojnë atë që është bërë një bazë terroriste që kërcënon qendrën e Izraelit", deklaroi Vilnai për radion publike. Zyrtarët e "flotiljes së lirisë", të cilët organizuan autokolonën humanitare ndërkombëtare të goditur nga komando të marinës izraelite, njoftuan se dy anije të tjera janë rrugës për në Gaza. Megjithatë njëra nga organizatoret, Greta Berlin, shtoi se tentativa e ardhshme për të thyer bllokadën izraelite të Rripit të Gazës do të zhvillohet pas disa ditësh. "Anija e mallrave Rachel Corrie ndodhet aktualisht në afërsi të brigjeve të Italisë dhe anija tjetër është duke u riparuar", i bëri të ditur ajo AFP-së. /I.Pu.
KOMENTE