Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Kina E Tronditur Nga Sulmi Izraelit Dhe I Kërkon Okb-Së Një Përgjigje Të Shpejtë
English

Flotilja - Kina E Tronditur Nga Sulmi Izraelit Dhe I Kërkon Okb-Së Një Përgjigje Të Shpejtë

PEKIN, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Kina u shpreh e tronditur nga sulmi i ndërmarrë dje nga marina izraelite kundër një flotiljeje humanitare ndërkombëtrae që ishte nisur për në Gaza dhe kërkoi "një përgjigje të shpejtë nga OKB-ja pas sulmit që shkaktoi vdekjen e nëntë personave. "Jemi shumë të tronditur pas sulmit izraelit kundër një flotiljeje turke që transportonte ndihmë humanitare drejt Gazës që shkaktoi disa viktima dhe e dënojmë atë", deklaroi në një komunikatë dje në orët e vona të mbrëmjes zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ma Zhaoxu. "Jemi për një përgjigje të shpejtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ai të marrë masat e nevojshme", deklaroi Yang Tao, këshilltar i misionit të OKB-së në Kinë, gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit, i cituar nga agjencia zyrtare kineze Hsinhua. Zëdhënësi i ministrisë i kërkoi gjithashtu Izraelit të përmirësojë situatën humanitare në Gaza që është bërë objekt i një bllokade që prej vitit 2007 dhe të zbatojë rezolutat e votuara tashmë. Sulmi në ujërat ndërkombëtare kundër flotiljes që u përpoq të thyente embargon e vendosur nga Izraeli në Gaza shkaktoi një zemërim ndërkombëtar dhe e futi Izraelin në një krizë të rëndë diplomatike. /I.Pu.
KOMENTE