Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania: Nuk Ka Pasur Asnjë Armë Në Bordin E Flotiljes Së Sulmuar Nga Izraelitët
English

Gjermania: Nuk Ka Pasur Asnjë Armë Në Bordin E Flotiljes Së Sulmuar Nga Izraelitët

BERLIN, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Gjermanët që ndodheshin në flotiljen që u sulmua dje nga komando izraelite ndërkohë që po tentonte të kalonte bllokadën në Rripin e Gazës theksuan sot se militantët propalestinezë nuk ishin të armatosur. "Kam parë personalisht dy shkopinj prej druri që janë përdorur (...). Nuk ka pasur asgjë më shumë'', konfirmoi Norman Paech, 72 vjeç, ish-deputet i partisë së ekstremit të majtë ''Die Linke'', i cili ndodhej në bordin anijes turke ''Mavi Marmara''. "Ne nuk kemi parë që të përdoren thika në vend të armëve. Ata janë mbrojtur vetëm me shkopinj druri'', theksoi ai në një konferencë shtypi, disa orë pas riatdhesimit të tij. "Ky ishte një sulm kundër një misioni paqësor në ujrat ndërkombëtare. Izraelitët kanë dashur të mbrojnë zonën e tyre me mbrojtje ushtarake, por ne ishim jashtë këtyre limiteve. Ne kishim të drejtë të mbroheshim dhe madje të përdornim dhe armë me të cilat ata na sulmuan'', shtoi ai. "Ne nuk ishim përgatitur kundër një sulmi. Ishte thënë që në fillim, jo dhunë, jo rezistencë sepse dihet që përballë ushtarëve nuk kishim asnjë mundësi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE