English

Kapet në spital tek vizitonte një shok, i dënuari me 5 vjet burg për vrasje

Gjirokastër, 1 Qershor, NOA – Një person i shpallur në kërkim për vrasje dhe i dënuar me 5 vjet burg, është mundur të kapet në flagrancë nga forcat e policisë së Gjirokastrës, pranë spitalit të këtij qyteti pasi kishte shkuar të vizitonte atje një shokun e tij.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Klejdis Qepa, banues në Gjirokastër, ndaj të cilit rëndojnë veprat penale të “Vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, në bazë të të cilave gjykata e ka dënuar në qershorin e kaluar me 5 vite burg.

Kjo pasi ai në bashkëpunim me një person tjetër i cili gjithashtu është shpallur në kërkim, pas një konflikti të çastit para një lokali “Pub” në qytetin e Gjirokastrës, kanë vrarë me pistoletë 21-vjeçarin me inicialet G. S, nga fshati Lazarat.

Materialet për këtë person i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE