Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Flotilja - Arabët E Izraelit Grevë Të Përgjithshme Në Shenjë Proteste
English

Lindje E Mesme - Flotilja - Arabët E Izraelit Grevë Të Përgjithshme Në Shenjë Proteste

TEL AVIV, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Një ditë grevë e përgjithshme mbahet sot nga popullsia arabe në Izrael (1.3 milionë persona) në shenjë proteste kundër masakrës që ndodhi dje gjatë sulmit të marinës izraelite kundër anijes turke Marmara. Policia izraelite është në gjendje gatishmërie dhe ka vendosur masa të ashpra sigurie në lokalitetet me shumicë arabe. Ministri për Sigurinë e Brendshme Yitzhak Aharonivic theksoi se autoritetet janë vënë në kontakt me liderin politik të popullsisë arabe për të shmangur trazira të mundshme. Mbrëmë në lokalitetin Um el-Fahem (60 kilometra në veri të Tel Avivit) u verifikuan disa trazira për shkak të përhapjes së një lajmi, që më pas u përgënjeshtrua, se në anijen Marmara ishte vrarë edhe lideri i Lëvizjes islame në Izrael, sheiku Raed Sallah. Në mbrëmje sheiku Sallah zbriti shëndoshë e mirë nga anija dhe aktualisht mbahet në një burg izraelit sepse "dyshohet të ketë marrë pjesë në një sulm kundër anëtarëve të komandës izraelite që hipi në anijen Marmara". /e.v/
KOMENTE