Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura- Nisi Provimi I Letërsisë Dhe Gjuhës Shqipe
English

Matura- Nisi Provimi I Letërsisë Dhe Gjuhës Shqipe

TIRANE, 1 Qershor/ATSH/- Rreth 37 500 maturantë nisën sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, në provimin e detyruar të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe. Testi i letërsisë dhe gjuhës shqipe ka si qëllim vlerësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve që mbarojnë shkollën e mesme, formimin letrar e gjuhësor të tyre. Teza është përgatitur duke u mbështetur në linjat e përmbajtjes, të përshkruara në programin orientues që u është dhënë prej kohësh shkollave përkatëse. Testi është i ndarë në dy pjesë. Secila pjesë e testit përmban fragmente veprash ose pjesë letrare të periudhave dhe gjinive të ndryshme letrare, ku përfshihen pyetje bazuar në pjesën e tekstit; pyetje që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime, pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës dhe fantazisë së nxënësit, si dhe pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese. Vështirësia e pyetjeve do të jetë e përshtatur për të tri nivelet. Testi i provimit përmban 25 kërkesa, nga këto13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Në total, për të marrë vlerësimin maksimal, maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Ndërsa koha e përcaktuar në dispozicion të çdo nxënësit për të dhënë përgjigjet e sakta do të jetë vetëm 2 orë e 30 minuta. Maturantët përgjatë kohës përgatitore janë njohur edhe me rregulloren e provimit, e cila ndalon kopjimin, mbajtjen e çdo mjeti komunikimi etj./e.gj/s.s./
KOMENTE