Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ne 1 Qershor, Eagle Mobile Dhuron Katër Parqe Lojrash Për Fëmijët E Tiranës
English

Ne 1 Qershor, "Eagle Mobile" Dhuron Katër Parqe Lojrash Për Fëmijët E Tiranës

TIRANE, 1 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/.- Në këtë 1 Qershor, kompania "Eagle Mobile" dhuroi katër parqe lojrash, të cilat janë ndërtuar në katër lagje të ndryshme të kryeqytetit për fëmijët e Tiranës, me qëllim që të përjetojnë çaste të bukura dhe argëtuese. Krahas kujdesit të veçantë për mjedisin, duke e quajtur vitin 2010 "Viti i Mjedisit", sivjet "Eagle Mobile" ka menduar edhe për mjedisin e fëmijëve, që të argëtohen në hapësira publike. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kompania ka mundësuar pajisjet më bashkëkohore për parqet publike ku bëjnë pjesë lodrat të ndryshme. Me rastin e festës së fëmijëve, u përurua "Parku Eagle" pranë Presidencës nga Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Në këtë përurim ishin të pranishëm mbi 100 fëmijë nga kopshte të ndryshme të kryeqytetit, të cilët e festuan Ditën e tyre me muzikë, lojra, dhurata dhe surpriza të ndryshme të organizuara nga Eagle Mobile. Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Taskin, duke u uruar të gjithë fëmijëve festën, tha se ky nuk është parku i vetëm që inaugurohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranë. "Eagle Mobile e ka shpallur këtë vit "Vitin e mjedisit" dhe krahas projekteve në Tiranë kemi ndërmarrë aksione për pastrimin e qyteteve të ndryshme. Projekti i madh do të vazhdojë pas 2 ditësh në Kamëz dhe më pas në Pogradec. Ne do të vazhdojmë të mbështetim autoritetet qendrore dhe vendore në mbrojtje të mjedisit shqiptar dhe jemi të lumtur që punojmë dhe do të punojmë në këtë drejtim", tha Taskin. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama theksoi se parqe të tilla lojrash si ky do të ndërtohen edhe në hapësira të tjera publike, jo vetëm në qendër, por edhe në periferi për komunitetin e kryeqytetit, në mënyrë që fëmijët së bashku me prindërit e tyre të kenë mundësi të kalojnë se bashku orë të lira dhe t'i kenë të gjitha mundësitë për t'u shoqërizuar në mënyrë sa më cilësorë. Katër parqet Eagle, të cilat janë dhuruar për fëmijët përmes Bashkisë së Tiranës ndodhen në Rrugën "Lord Bajron" në Laprakë, në Rrugën "Mine Peza" Blloku "7 Marsi", në lulishten përballë Maternitetit të Ri dhe lulishten përballë Presidencës. Kjo nuk është hera e parë që Eagle Mobile kontribuon për fëmijët. Në vitin 2009 kompania u përqendrua në ndihmën e fëmijëve jetimë dhe në projektin e saj 1-vjeçar ftoi edhe 25 kompani të tjera që të kontribuonin për këtë pjesë mjaft delikate të shoqërisë. Kompania e ka shpallur vitin 2010 "Viti i Mjedisit" dhe gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë projekte të ndryshme si, mbjellja e pishave në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", nisma sensibilizuese etj. Ndërsa muaji Maj është shpallur "Muaji i Pastrimit të Mjedisit" dhe deri tani në bashkëpunim me ministritë e Arsimit dhe Mjedisit janë zhvilluar fushata pastrimi për mjedisin me nxënës të shkollave të mesme në 5 qytete të vendit (Durrës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Kukës). Këto ditë, Drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin, do të jetë në Kamëz për të dhënë shembullin në pastrimin e mjedisit së bashku me afro 250 nxënës të shkollës, ndërsa gjithë stafi drejtues i Eagle Mobile në 5 qershor do të jetë në Pogradec për të dhënë shembullin qytetar duke pastruar mjedisin. /a.ke/
KOMENTE