Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi Apel Për Më Shumë Ndjeshmëri Dhe Solidaritet Ndaj Fëmijëve Me Aftësi Të Kufizuara
English

Presidenti Topi Apel Për Më Shumë Ndjeshmëri Dhe Solidaritet Ndaj Fëmijëve Me Aftësi Të Kufizuara

- Presidenti Topi çeli edicionin e tretë të Lojrave të Olimpikut Special - TIRANË, 1 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, apeloi sot, në ceremoninë e çeljes së Lojrave Olimpike Speciale, për më shumë ndjeshmëri dhe solidaritet ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. Lojrat Olimpike Speciale, një veprimtari sportive për njerëzit me aftësi të kufizuara, ndezën sot pishtarin e çeljes së tyre në Presidencë, të cilin Presidenti Topi, dhe kapiteni i ekipit shqiptar të futbollit, Altin Lala, ia dorëzuan sportistëve pjesëmarrës në këto lojra. Presidenti Topi i vlerësoi këto lojra si një moment vërtet shumë emocional, i cili përsëritet për të tretin vit në ambientet e Presidencës. "Lëvizja Olimpike Speciale shqiptare ka vlera të veçanta sepse është një moment ku kombinohet jo vetëm dëshira e sportistëve për të garuar, por është speciale sepse është ndërtuar me shumë përkushtim, me shumë vëmendje nga njerëz që asistojnë këta fëmijë", tha Kreu i Shtetit shqiptar. Ndërkohë Presidenti Topi u drejtoi një apel "për të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, për të gjithë politikën, për të gjithë botën e biznesit, për mbarë shoqërinë shqiptare, për të rritur standardin e ndjeshmërisë, standardin e solidaritetit, sepse vërtet sot jeta është mjaft komplekse, pasqyron edhe të mirën, por edhe negativen, duhet detyrimisht ata që janë të veshur me përgjegjësi, ata që përfaqësojnë politikën, ata që shkojnë një herë në katër vjet për të kërkuar votën e njerëzve, duhet detyrimisht të jenë më të motivuar, të jenë më të dashur, të jenë më të ndjeshëm, të jenë më shumë kontribues, sepse këta njerëz kanë nevojë patjetër të mbështeten, kanë nevojë të mbështeten". Ndërsa komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Ismet Bellova, tha se "Olimpiku Special, atletët e tij, mësuesit, trajnerët, drejtuesit e vullnetarët që punojnë me të rinjtë dhe të rejat e këtij komuniteti, të paktën kanë të drejtë të shpresojnë dhe pretendojnë për më shumë mbështetje dhe përkrahje tani dhe në të ardhmen". "Kjo është pa dyshim veprimtaria më e bukur dhe më e madhe e gjithë atyre që janë zhvilluar deri tani, sa humane aq edhe domethënëse, njëherazi edhe shprehje e dashurisë, pasionit të këtyre njerëze për sportin, për t'u argëtuar dhe integruar në jetë e shoqëri edhe përmes sportit, lojrave e ushtrimeve fizike", tha Bellova./s.s./
KOMENTE