Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Provimi I Letërsisë- Rezultatet Publike Pas 15 Ditësh
English

Provimi I Letërsisë- Rezultatet Publike Pas 15 Ditësh

TIRANË, 1 Qershor/ATSH/.- Shpallja e rezultateve të provimit të parë të Maturës Shtetërore, që u zhvillua sot paradite në të gjithë vendin, do të bëhet jo më vonë se 15 ditë, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Skema e vlerësimit të përgjigjeve që kanë plotësuar maturantët për çdo pyetje të testit do të jetë e dyfishtë. Vlerësuesit, pasi marrin në dorëzim testet, do të konfirmojnë saktësinë e tyre dhe do të bëjnë kodifikimin me numra, pavarësisht nga barkodi dhe pa e dëmtuar atë. Korrigjuesit mund të bëjnë shënime në test, por vlerësimet për çdo pyetje do i pasqyrojnë në formularët përkatës. Rakordomi i vlerësimeve do të bëhet pas korrigjimit të çdo 40 testeve. Në rastet kur ka mospërputhje midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit do të jetë një vlerësues i tretë. Më pas, përgjegjësi i vlerësimit firmos në tabelën e vlerësimit të testit, së bashku me vlerësuesin e tretë. Ministria e Arsimit do të ngrejë komisione të posaçme (KOPOTED), që do të shqyrtojë rast pas rasti të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve dhe me parregullsi. Vlerësimi i testeve të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe do të bëhet në katër qendra: në Tiranë, në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani"; në Elbasan, në godinën e shkollës "Qemal Stafa"; në Shkodër, në godinën e shkollës "Jordan Misja" dhe në Fier, në godinën e shkollës "Naim Frashëri"./e.gj//s.s./
KOMENTE