Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrethet- Festime Per 1 Qershorin
English

Rrethet- Festime Per 1 Qershorin

ELBASAN - Shoqata "Aleanca për të drejtat e fëmijëve" organizoi të martën një koncert për fëmijët, veçanërisht ata jetimë, me moton "Edhe unë kam të drejtë të festoj", me rastin e 1 qershorit, Ditës së Fëmijëve. Solisiti i grupit të valleve, Erioni, i cili është rritur jetim, pas humbjes së prindërve në një aksident, u shpreh: "Ndjehem krenar që ndodhem mes fëmijëve jetimë dhe që i mësoj atyre të kërcejnë e këndojnë dhe të jenë sadopak të lumtur në këtë ditë feste për ta." Më pas, grupi artistik i aleancës e vazhdoi aktivitetin në abmjente të tjera të qytetit, ku veç fëmijëve jetimë me ta kanë festuar edhe shumë fëmijë të tjerë./m.sadiku/ DURRËS - Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Durrësit kanë festuar sot 1 Qershorin, Ditën ndërkombëtarë të fëmijëve, me një festë të organizuar në qendër të qytetit nga Qendra komunitare "Sot për të ardhmen". Lojrat popullore dhe ato të animuara, këngët dhe vallet, piktorët e vegjël dhe objektet e punuara nga disa fëmijë të talentuar kanë mbushur sheshin qendror të Durrësit, i cili gjatë gjithë paradites ka qenë i bllokuar për kalimin e automjeteve. Fëmijë, prindër dhe kamlimtarë të rastit janë bashkuar me gëzimin e fëmijëve pjesmarrës të cilët kanë marrë më pas çmime të veçanta për rezultatet e paradës me kostumet më të dashura, për garat me biçikleta dhe patina si dhe për punimet e përgatitura në këndin me karikatura./g.kabashi//n.m/
KOMENTE