English

Rusi - Medvedev: Marrëdhëniet Me Be-Në Elementi Më I Rëndësishëm I Poliikës Sonë Të Jashtme

ROSTOV MBI DON, 1 qershor /ATSH-MIA/ - Marrëdhëniet me Bashkimin Evropian janë elementi më i rëndësishëm i politikës së jashtme ruse, deklaroi sot presidenti rus Dmitri Medvedev, pas përfundimit të samitit të 25-të Rusi-BE, që u mbajt në qytetin rus Rostov mbi Don. Tema kryesore e samitit ishte forcimi i partneritetit strategjik shumëvjeçar mes Rusisë dhe BE-së. Medvedev deklaroi se në samit janë shqyrtuar mënyrat për tejkalimin e krizës ekonomike, ndërsa është biseduar edhe për ngjarjet aktuale në botë, para së gjithash Lindjen e Afërt dhe Iranin si dhe për iniciativën ruse për kontraktimin e marrëveshjes së re për siguri evropiane. Në samit janë shqyrtuar edhe situata në Iran, Afganistan si dhe çështja qipriote. Gjatë samitit, Rusia i dorëzoi BE-së projektmarrëveshjen për ndëprerjen e kufizimeve të vizave mes Moskës dhe Brukselit./ a.jor.
KOMENTE