Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botërori 2010 - Futbollistët Vlejnë 5.6 Miliardë Euro
English

Sport-Botërori 2010 - Futbollistët Vlejnë 5.6 Miliardë Euro

TIRANË, 1 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Vlera e përgjithshme e futbollistëve të 32 kombëtareve pjesëmarrëse në Botërorin e futbollit "Afrika e Jugut 2010" arrin një shifër prej 5.6 miliardë euro. Kjo shumë e kalon atë të shpenzimeve që Afrika e Jugut ka përdorur për ndërtimin e stadiumeve dhe komplekseve (4.6 miliardë euro). Shifrat janë publikuar nga agjencia e lajmeve "Futbol Finance", pas një studimi të kryer për çdo kombëtare pjesëmarrëse, duke vlerësuar futbollistët e tyre që kishin qenë pjesë e ndeshjeve eliminatore. Zëvendësimet, si dhe dëmtimet e futbollistëve të këtyre 32 kombëtareve mund ta ndryshojnë deri-diku këtë shifër. Kombëtarja më e shtrenjte që do të zbresë në Afrikën e Jugut është ajo e Spanjës, që kap vlerën prej 565 milionë euro, e ndjekur nga Brazili me 515 milionë, Franca me 450, po aq sa Anglia, ndërsa futbollistët e përfaqësueses italiane kapin vlerën e 400 milionë eurove. Grupi G është më i pasuri, pasi përveç Brazilit, në këtë grup ndodhen edhe yjet e Portugalisë dhe ata të Bregut të Fildishtë. Skuadrat më të varfra të Botërorit janë Koreja e Veriut dhe Zelanda e Re - nga 15 milionë euro. Një peshë të madhe ka edhe grupi H, që kap një vlerë prej 810 milionë eurove. Sfida e artë e grupeve është ajo mes Brazilit dhe Portugalisë, ku vlera e futbollistëve në fushë do të jetë rreth 895 milionë euro, ndërsa ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Bregut të Fildishtë do zbresë në fushë futbollistë që kanë një vlerë të përbashkët prej 695 milionë euro./s.s./
KOMENTE