Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Dossier/ Botërori 1978, Argjentina Mban Kupën E Botës Në Shtëpi
English

Sport-Dossier/ Botërori 1978, Argjentina Mban Kupën E Botës Në Shtëpi

Pasi kishin humbur finalen e parë të Kupës së Botës, futbollistët e Argjentinës e arritën kulmin 38 vite më vonë në tokën e tyre - TIRANË, 1 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Pasi kishin humbur finalen e parë të Kupës së Botës, futbollistët e Argjentinës e arritën kulmin 38 vite më vonë në tokën e tyre, të ndihmuar nga golat e ftuesit të "Këpucës së Artë", Mario Kempes. Por nuk qëndronte më poshtë edhe mbështetja e publikut që mbushte stadiumet me letra bardh e blu në shenjë solidariteti me skuadrën e tyre të zemrës. Përtej festimeve madhështore argjentinase, pati një lloj keqardhjeje edhe për Holandën. Kjo skuadër për herë të dytë po renditej e dyta, kësaj radhe pas mundjes në "Estadio Monumental" me rezultatin 3 me 1. Pasi Dirk Nanninga barazoi golin e avantazhit të shënuar nga Kempes, holandezët patën raste me anë të Rob Rensenbrink, por ata nuk mundën të realizonin brenda 90 minutëshit dhe në kohën shtesë ishin golat brilantë të Kempesit dhe Daniel Bertonit që u dhanë vendasve fitoren. Kempes, i vetmi argjentinas që luante jashtë vendit, erdhi në turne si golashënuesi më i mirë i Spanjës me Valencian. Aty shënoi 6 gola, edhe pse nuk mundi ta gjente rrjetën në raundin e parë. Vendasit e Cesar Luis Menottit e mundën Hungarinë, por qenë me fat që kapërcyen një pengesë të quajtur Francë, para se të mbërrinin në një pikë të vështirë, aty ku humbën me Italinë 1-0. Gjithsesi, Menotti, i cili nuk e përfshiu 17-vjeçarin Diego Maradona në skuadrën e tij, kishte fituar besimin në vetvete se kishte ndërtuar një skuadër të mirë e me filozofi që luante futboll sulmues, simbol i të cilit qe mesfushori Osvaldo Ardiles. - Së pari Afrika, më pas sllallomi skocez Faza hapëse dëshmoi fitoren e parë afrikane në Kupën e Botës. Tunizia mundi Meksikën 3-1, ndërkohë që të sapoardhurit iranianë fituan një pikë ndaj Skocisë. E vetmja skuadër përfaqësuese britanike, Skocia, e mori veten për të mundur Holandën 3-2 në ndeshjen e tyre finale të grupit në Cordoba. Archie Gemmill shënoi një gol ideal pas një sllallomi të gjatë, duke shmangur 3 mbrojtës. Edhe pse skocezët luajtën më mirë, holandezët u kualifikuan prej golavarazhit më të mirë. Nëse fushata skoceze do të kushtëzohej nga testimi antidoping, që nuk mundi të kalonte Willie Johnston, ky turne ishte i karakterizuar nga një kontradiktë e madhe. Ai u zhvillua në Argjentinën e regjimit militar të gjeneralit Jorge Videla. Por nuk qe fakti i vetëm shqetësues: lojtarët e Brazilit ishin të palumtur kur arbitri i ra bilbilit që sinjalizonte përfundimin e ndeshjes tamam në atë moment kur pasi i Zicos po kalonte vijën fatale në një ndeshje që mbaroi në barazim me Suedinë. Jashtë fushe, sulmuesi i Argjentinës, Leopoldo Luque, vendosi të luante, edhe pse i vëllai kishte humbur jetën në një aksident automobilistik. Në fakt, skuadra më e mirë, së cilës iu desh të kthehej në shtëpi para kohë, ishte Franca. Ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm për fanellën e saj me vija jeshile dhe të bardha, të dhënë hua nga klubi lokal i Kimberley. 21-vjeçari Platini, në veçanti ra në sy për dhuntinë e tij impresionuese edhe kur shënoi golin e tij të parë në fushën ndërkombëtare ndaj Argjentinës. Ashtu si në 1974-n, 8 skuadrat e fundit u ndanë në dy seksione dhe nga grupi A ishte Holanda, e cila shkoi deri në finale. E trajnuar nga austriaku Ernst Happel, një ish-kampion Evrope me Feyenoord, kësaj skuadre i mungonte Johan Cruyff -frymëzimi i tyre prej shumë kohësh pati vendosur të mos merrte pjesë në finale. Wim van Hanagem qe një tërheqje e minutës së fundit. Gjithsesi, vetëm Kempes qe i zoti të shënonte më shumë se holandezi Rensenbrink. Ata, pasi mundën Austrinë dhe mbajtësit e titullit, Gjermaninë Perëndimore, iu qasën Italisë, duke e mundur atë në ndeshjen finale të grupit. Ernie Brandt shënoi në dy fundet e lojërave para se gjuajtja e fortë i Arie Haanit t'i kualifikonte holandezët. - Brazili i çarmatosur Italia e Enzo Bearzotit fitoi shumë eksperiencë në Argjentinë dhe katër vite më vonë në Spanjë do të përdorte për të ngritur trofeun. Në këtë botëror skuadra e Italisë zbuloi edhe Paolo Rossin (shënoi tre gola në atë vit). Formacioni italian përfundoi i katërti, pasi në finalen e vogël triumfoi Brazili. Skuadra amerikano-latine, edhe pse nuk u mund në asnjë ndeshje nuk mundi të shkonte në finale, pasi barazimi i marrë në grupin B ndaj Argjentinës i la dy skuadrat me pikë të barabarta, por diferenca e golave ishte vendimtare për këto dy skuadra. Humbja e thellë dhe e dyshimtë e Perusë (6-0) ndaj Argjentinës ishte vendimtare, pasi argjentinasit kaluan rivalët nga Brazili me golavarazh. Që nga ai botëror, takimet e fundit në fazën e dytë u luajtën në të njëjtën orë. Lojtarët brazilianë, si Roberto Dinamite dhe Nelinho, u çarmatosën përballë një kundërshtari si Argjentina, që u ndihmua shumë nga Peruja. Ndërsa nga grupi A, ekipi i Holandës (finalist) mblodhi më shumë pikë, pasi arriti të linte prapa skuadra si Italia, Gjermania Perëndimore dhe Austria. - A e dini se? Argjentina, Holanda dhe Brazili fituesit e arit, argjendit dhe bronzit, gjatë fazës në grupe morën vendet e dyta. Ernie Brandts shënoi dy gola në ndeshjen mes Italisë dhe Holandës, ku të parin në portën e të tijve për t'i dhënë avantazhin Italisë dhe të dytin në krahun e duhur, duke ndihmuar holandezët të fitonin 2-1. Kur Peruja ishte duke humbur 1-0, portieri i tyre Ramon Quiroga mori karton të kuq në gjysmëfushën polake! Laszlo Kiss, i pari lojtar i futur në fushë si zëvendësues që realizoi një tregolësh, më i shpejti në historinë e finaleve të botërorit, i dha një dorë Hungarisë të fitonte 10 me 1 kundër El Salvadorit. Norberto Alonso, një mesfushor sulmues, veshi fanellën me numrin 1 për Argjentinën, ku numrat përcaktoheshin sipas rendit alfabetik. Ai ishte i pari jo portier me këtë numër./s.s./
KOMENTE