English

Sport-Futboll/ Katër Shqiptarë Në Trofeun "Faketi"

- Portieri Deljan Bregasi, mesfushori Arturo Ymeri dhe sulmuesit Albi Kuçi e Agron Bufi në garë për trofeun prestigjioz për të rinj në Itali - TIRANË, 1 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Katër futbollistë të rinj shqiptarë, por që luajnë për katër ekipe të ndryshme italiane të "Primavera"-s (të rinjtë), do të jenë protagonistë në fazën finale të trofeut "Xhaçinto Faketi", ku marrin pjesë tetë ekipe: Juventus, Breshia, Lacio, Kievo, Milan, Palermo, Sampdoria dhe Xhenoa Sampdoria përfaqësohet nga portieri i talentuar shqiptar Deljan Bregasi, Xhenoa me mesfushorin Arturo Ymeri. Breshia me sulmuesin Albi Kuçi (eliminoi në 1/8 të rinjtë e Juventusit), Palermo me sulmuesin Agron Bufi. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit këto talente u evidentuan në grumbullimin që u zhvillua në Itali janarin e kaluar./s.s./
KOMENTE