Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport- Futboll - Kombëtarja Mbyll Përgatitjet Anti-Andorra
English

Sport- Futboll - Kombëtarja Mbyll Përgatitjet Anti-Andorra

TIRANË, 1 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Kombëtarja shqiptare e futbollit, pas fitores 1-0 në miqësoren kundër Malit të Zi, që u zhvillua në Podgoricë mesjavën e kaluar, do të luajë nesër miqësoren e dytë brenda një jave, në orën 20:00 kundër Andorrës, në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa". Takimi do të zhvillohet në kuadër të festimeve me rastin e 80-vjetorit të krijimit të FSHF-së. Sot në orën 18:00 futbollistët shqiptar zhvilluan stërvitjen e fundit në Durrës, ndërsa trajneri kroat, Josip Kuzhe, bëri të ditur edhe formacionin titullar për nesër. Në portë do të luajë sërish Isli Hidi. Në krahët e mbrojtjes do të luajnë Kristi Vangeli (i rekuperuar nga dëmtimi) dhe Ansi Agolli, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të jetë një dyshe e kampionatit shqiptar, e përbërë nga mbrojtësi i Besës, Endri Vrapi dhe mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila. Në mesfushë do të jenë Ervin Bulku dhe Ervin Skela në qendër, ndërsa në krahun e djathtë do të luajë Klodian Duro dhe në krahun e majtë, Jahmir Hyka. Në sulm do të luajë dyshja Hamdi Salihi dhe Edmond Kapllani. Shqipëria në të vetmen ndeshje kundër Andorrës, që ndodhet në vendin e 201 në renditjen e FIFA-s, ka humbur 2-0 në transfertë në vitin 2002, në një takim miqësor që i kushtoi edhe pankinën ish-trajnerit, Sulejman Demollari. Andorra është një skuadër thuajse amatore, renditet në vendin e 201-të në FIFA (Shqipëria është e 79-ta) dhe ka fituar vetëm 3 takime në historinë e saj, një prej tyre ndaj Shqipërisë. Për takimin Shqipëri- Andorra, Federata Shqiptare e Futbollit tashmë ka hedhur në treg biletat, që kushtojnë: 500 lekë në tribunat kryesore (A dhe B) dhe nga 200 lekë në ato karshi (D1, D2 dhe D3). Fitorja ndaj Malit të Zi ishte e treta në 5 ndeshje miqësore me trajnerin Josip Kuzhe, ndërsa dy takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. - Miqësoret e Shqipërisë nën drejtmin e Josip Kuzhe Shqipëri-Gjeorgji 1-1 Shqipëri-Qipro 6-1 Estoni-Shqipëri 0-0 Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0 Mali i Zi-Shqipëri 0-1 2 qershor, ora 20:00 Shqipëri-Andorrë /a.ke/
KOMENTE