English

Abu Mazen: Faleminderit Turqisë Për Mbështetjen Që Na Jep

JERUSALEM, 2 qershor /ATSH-ANSA/ - Një "falënderim të ngrohtë për Turqinë e cila është 'ekspozuar' pa kursim në krizën ndërkombëtare pas ndërhyrjes fatale ushtarake të marinës izraelite kundër flotës me anijet humanitare që i kushtoi jetën nëntë personave", deklaroi presidenti i Autoritetit palestinez gjatë fjalimit në hapjen e Konferencës ndërkombëtare për investimet në Palestinë. Deklaratë e cila shkaktoi një duartrokitje të gjatë nga të pranishmit, madje bëri që plateja të çohej në këmbë. "Besoj se kjo brohoritje do t'i shkojë popullit turk që mbështet të drejtat e popullit tonë dhe shpresoj se Izraeli të ketë kuptuar dhe pranuar më në fund se procesi i paqes përfundon me sukses vetëm me zgjidhjen dy popuj dy shtete", deklaroi Mazen. /e.v/
KOMENTE