Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Një Tjetër Raketë Shpërthen Pranë Asamblesë Së Paqes
English

Afganistan - Një Tjetër Raketë Shpërthen Pranë Asamblesë Së Paqes

KABUL, 2 qershor /ATSH-ANSA/ - Persona të panjohur hapën zjarr sot në Kabul jo larg ku po zhvillohet Asambleja e paqes, njoftoi televizioni privat Tolo Tv. Presidenti Hamid Karzai u largua nga qendra ku po zhvillohet asambleja në më pak se një orë nga mbërritja e tij. Ndërkohë një tjetër raketa shpërtheu jo më shumë se kilometër nga zona ku po zhvillohet asambleja dhe një re tymi është ngritur në qiell, njoftuan burime të ANSA nga Kabuli. Për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dëme të rënda. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Zamary Bashary, për momentin ka konfirmuar vetëm një raketë që shpërtheu pranë Asamblesë. Por Tolo Tv ka theksuar se bëhet fjalë për tre raketa, e fundit shpërtheu në ambientet e Politeknikut, jo shumë larg nga ambientet nga janë mbledhur delegatët. Kreu i shtetit u largua nga Asambleja i shoqëruar nga një numër i madh ushtarësh. /e.v/
KOMENTE