Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare - 2 Qershor 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare - 2 Qershor 2010

----------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- JERUSALEM/GAZA/ANKARA/KAJRO - Izraeli përshpejtoi sot dëbimin e aktivistëve propalestinezë të flotiljes humanitare ndërkombëtare, dy ditë pas sulmit të përgjakshëm kundër një trageti turk të një flotiljeje ndihme për Gazën. - Në Kajro, dita e dytë e mbledhjes së Lidhjes Arabe për të vendosur lidhur me masa të mundshme. - Në Ramallah, presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abas takohet me të dërguarin amerikan George Mitchell në kuadrin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta të paqes nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara (16:00). - Në Bejrut, manifestim përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër sulmit izraelit. TË TJERA -------------- KABUL - Jirga (asambleja) e paqes ku marrin pjesë rreth 1 600 përfaqësues të fiseve dhe të shoqërisë civile për gjetjen e mënyrës për të penguar rebelimin e talebanëve në Afganistan filloi sot në Kabul pavarësisht goditjeve me raketa dhe armë të lehta që u dëgjuan aty afër. TOKIO - Kryeministri japonez i qendrës së majtë Yukio Hatoyama dha dorëheqjen sot vetëm nëntë muaj pas ardhjes në pushtet, viktimë e keqadministrimit të zhvendosjes së një baze amerikane dhe të një rënieje rekord të popullaritetit. NJU ORLINS - Ndjekje e përpjekjeve për ndalimin e rrjedhjes së naftës shkaktare e një shtrese nafte në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara. UNTA CANA (Republika domenikane) - Më tepër se 50 vende diskutojnë për zbatimin teknik të planit të rindërtimit të Haitit nga një tërmet që ra më 12 janar (13:00). GUATEMALA/SAN SALVADOR/TEGUSIGALPA - Ndjekje e ndihmave për viktimat dhe riparimi i dëmeve të stuhisë tropikale Agatha, që ka shkaktuar deri tani rreth 300 të vdekur dhe të zhdukur këtë fundjavë në Amerikën Qendrore, shumica në Guatemalë. NJU JORK - Komisioni hetimor për krizën financiare pret investitorin e famshëm Warren Buffett si dhe disa ish-zyrtarë dhe funksionarë aktualë të agjencisë së vlerësimit Moody''s, që ashtu si homologet e saj është akuzuar se ka luajtur një rol në rënien e thellë të sistemit financiar në vjeshtën e vitit 2008. /I.Pu.
KOMENTE