Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be-Ballkan - Kouchner: Duhet Të Kthejmë Faqen E Një Të Kaluare Të Dhimbshme
English

Be-Ballkan - Kouchner: Duhet Të Kthejmë Faqen E Një Të Kaluare Të Dhimbshme

BEOGRAD, 2 qereshor /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, i ka ftuar vendet e Ballkanit Perëndimor "të kthejnë faqen e një të kaluare të dhimbshme" për të ecur përpara drejt Evropës, duke shprehur kënaqësinë që Serbia dhe Kosova u paraqitën që të dyja në mbledhjen BE-Ballkan në Sarajevë. "Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë reformat sepse zgjerimi i BE-së është një proces kërkues... Shtetet e rajonit duhet gjithashtu të kthejnë faqen e një të kaluare të dhimbshme për t'u kthyer plotësisht drejt së ardhmes evropiane", theksoi ministri francez në një intervistë publikuar sot në të përditshmen serbe "Vecernje novosti". Çdo vend përfaqësohet në mbledhjen e Sarajevës vetëm me emrin e përfaqësuesit të saj dhe jo nga funksioni, një formulë që ka bërë të mundur pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Serbia dhe Kosova dhe ka përjashtuar një bojkot të Beogradit, siç ndodhi gjatë një mbledhjeje rajonale në mars në Slloveni. Kouchner u shpreh gjithashtu që qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të zgjedhin "drejtues politikë të përgjegjshëm", gjë që ai e konsideron si "sfidën më të madhe të rajonit". "Këta drejtues duhet të tregohen në lartësinë e perspektivës historike që po u ofrohet vendeve të tyre", theksoi ministri, pa cituar një vend në veçanti. Bosnje-Hercegovina, e përfshirë në një mosmarrëveshje institucionale që pengon avancimin e saj drejt Evropës, po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të 3 tetorit, që mund të çojnë në teprime nacionaliste nga komunitete të ndryshme boshnjake. /I.Pu.
KOMENTE