Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be-Ballkan - Moratinos: Mbështetja E Fratinit Thelbësore
English

Be-Ballkan - Moratinos: Mbështetja E Fratinit Thelbësore

SARAJEVË, 2 qershor /ATSH-ANSA/ - Një falënderim për "mbështetjen e tij thelbësore për zhvillimin e Konferencës BE-Ballkan", që po zhvillohet në Sarajevë, u dha për ministrin e Jashtëm italian, Franko Fratini, nga homologu i tij spanjoll, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së. Duke hapur punimet e Konferencës, Moratinos kujtoi se "ishte pikërisht Fratini, i pari, që mbështeti mundësinë e zhvillimit të Konferencës politike BE-Ballkan për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për vendet e këtij rajoni". Mirënjohje për kreun e diplomacisë italiane pati edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe nga ministri i Jashtëm boshnjak, Sven Alkalaj. /e.v/
KOMENTE