Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be-Ballkan - Suedia Dhe Italia Shprehen Në Favor Të Rajonit
English

Be-Ballkan - Suedia Dhe Italia Shprehen Në Favor Të Rajonit

SARAJEVË, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Suedia dhe Italia u kërkuan 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të konfirmojnë që dyert e bllokut janë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë mbledhjes BE-Ballkan që po zhvillohet sot në Sarajevë. "Mbledhja e Sarajevës duhet të garantojë me forcë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e rajonit", i deklaroi shtypit ministri i Jashtëm suedez dhe ish-përfaqësues i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Carl Bildt. "Ka disa vende anëtare të BE-së ku entuziazmi për zgjerimin është rritur kohët e fundit në më tepër se 100 për qind. Është e rëndësishme që kemi ardhur këtu për të konfirmuar dhe për të thënë se dera është e hapur", shtoi ai. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e kanë fshehur ditët e fundit se dyshojnë për një dekurajim në rritje të evropianëve përballë zgjerimit të BE-së, për shkak të krizës financiare që ajo po kalon. Shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini, e ftoi BE-në të manifestojë "bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë një angazhim shumë ambicioz" ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. "Pres që Evropa të mos ngurrojë në konfirmimin e angazhimit të saj", deklaroi Fratini, i cili parashikon të bëjë "një apel politik" për këtë qëllim drejtuar zyrtarëve evropianë. Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, bashkë me komisinerin evropian për Zgjeriin, Stefan Fule, si dhe disa ministra të Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, ndodhen në Sarajevë. Kjo mbledhje mbahet me rastin e 10-vjetorit të samitit të Zagrebit ku evropianët kanë njoftuar perspektivat e tyre për anëtarësimin evropian të Ballkanit Perëndimor, pikërisht pas konflikteve të përgjakshme të viteve '90. Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, i cili nuk merr pjesë në mbledhje i ftoi sot vendet e rajonit "të kthejnë faqen e një të kaluare të dhimbshme për të ecur përpara drejt Evropës", në një intervistë për të përditshmen serbe "Veçernje Novosti". /I.Pu.
KOMENTE