Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Zhvillimi I Arsimit Kërkon Forcim Të Kapaciteteve Menaxheriale
English

Berisha: Zhvillimi I Arsimit Kërkon Forcim Të Kapaciteteve Menaxheriale

TIRANË, 2 Qershor/ATSH-Erla Gjikolli/- Zhvillimi i arsimit konsiston në forcimin e kapaciteteve menaxheriale, deklaroi sot Kryeministri, Sali Berisha në konferencën kombëtare "Reforma e mësuesisë. Formimi Universitar i mësuesve sipas standarteve evropiane", organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku u paraqit platforma e re për formimin e mësuesve. Duke e konsideruar figurën e mësuesit si epiqendra e reformave në arsim, Kryeministri Berisha tha se në këto pesë vite janë bërë përpjekje të mëdha për statusin e mësuesit duke u "përqëndruar më shumë se te kushdo tjetër në të tërë administratën shqiptare". Mësuesi dhe roli i tij është përparësi e qeverisë, cilësoi Kryeminitri, duke theksuar se dyfishimi i pagave për rreth 35 mijë mësues "ishte një nga vendimet më të vështira", pasi për këtë vendim qeveria ka bërë refoma të vështira në shumë sektorë. "Ne kemi dyfishura rrogat, por nuk kemi rritur përqindjen në prodhimin e brendshëm të shpenzimeve për rrogat. Ne kemi shkurtuar administratën në mënyrën më të ndjeshëm, por kemi mbajtur një përqindje tipike për vendet me qeveri të vogël, sepse çdo gjë rëndon mbi supet e taksapaguesve", detajoi Kryeministri. Duke garantuar se qeveria do të bëjë çdo gjë, që mësuesit të përmbushin misionin e tyre madhor në shoqëri, Berisha tha se "do të vijojë konsolidimi i degëve universitare të mësuesisë". Kryeministri vuri në dukje faktin se në të gjithë reformën arsimore, qeveria nuk është udhëhequr nga interesa elektorale, sepse "është e faktuar që kjo reformë nuk ka vlerë të përfillshme elektorale, por e bëjmë këtë vetëm në interes të shoqërisë dhe kombit. Ky komb duhet nis kapitillin e së ardhmes, siç e meriton". Por, Kryeministri shtoi edhe se "reforma në arsim në përgjithësi ka një rregull: të mos kënaqesh kurrë me të. Aritjet në këtë fushë janë thjesht një stacion për horizontin e ri". Më pas, kryeministri duke kujtuar kohën e 20 viteve më parë, theksoi se "Shqipëria ishte një nga katër vendet më të varfra të planetit, ndërkohë që sot falë mundit, ne nuk jemi pjesë e këtyre vendeve. Por duhet më shumë punë që vendi ynë të kapë orbitën e vendeve të zhvilluara". Arma dhe rruga e vetme për t'ia arritur është vetëm arsimi, theksoi Kryeministri, sipas të cilit, rëndësi kapitale për këtë qëllim, ka përgatitja e mësuesve, por edhe raporti i mësuesve me nxënësit. Europa, tha Kryeministri ka sisteme të mrekullueshme të arsimit. Në këtë kontekst, Kreu i qeverisë dha mbështetjen për sitemin e Bolonjës, duke vënë në dukje se ky sistem po të mirëpërshtatet, jep rezultate të mrekullueshme. Por Kryeministri rinënvizoi se "epërsia është në shkollën amerikane. Ky sistem është provuar i sukseshshëm, ndaj duhet të shohim drejt tij". Prandaj edhe anglishtja duhet të jetë një gjuhë për të gjithë, pas gjuhës tonë amtare, "pasi është gjuha e shkencës dhe teknologjisë" vijoi Berisha. Nisur nga ky këndvështrim, ai i kërkoi ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj që të nisë përkthimi i teksteve. "Të fillojmë përkthimin e teksteve më të mira, të krijojmë modulin edhe të ribotimeve të tyre", tha Berisha, duke theksuar se dija dhe shkolla duhet të bazohet në tekstet më të mira, të cilat mbijetojnë vetëm në anglisht. Në vijim kreu i qeverisë, ripërsëriti edhe njëhere nevojën e rekrutimit të pedagogëve, me qëllim rregullimin e raportit pedagog- student. Në këtë kontekst, i kërkoi ministrit Tafaj që të rishikohet ngarkesa mësimore e pedagogëve në fakultete, që ata të kenë mundësi më të mëdha për angazhim në kërkimin shkenor, që përbën plazmën e një universiteti. "Në këtë sistem që kemi dëshiruar, çështje themelore janë: menaxhimi i buxhetit, trajtimin e burimeve dhe me gjetjen e mënyrave', vuri në dukje Kryeministri, duke theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve menaxheriale në sistemin arsimor, por edhe në shëndetësi./e.gj//n.m/
KOMENTE