Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bërthamore - Irani: Sanksionet E Reja Mund Të Çojnë Drejt Konfrontimit
English

Bërthamore - Irani: Sanksionet E Reja Mund Të Çojnë Drejt Konfrontimit

BRUKSEL, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri i Jashtëm iranian, Manouchehr Mottaki deklaroi sot në Bruksel se sanksione të reja të komunitetit ndërkombëtar kundër vendit të tij lidhur me dosjen bërthamore do të çonin drejt një "konfrontimi". "Ekzistojnë dy alternativa aktualisht për të zgjidhur situatën, e para bazohet mbi bashkëpunimin mbështetur në marrëveshjen e bërë publike më 17 maj mes Teheranit, Braziljas dhe Ankarasë, për një shkëmbim lëndësh bërthamore iraniane dhe tjetra bazuar në konfrontim", deklaroi ai. "Zgjidhja, lidhur me sanksione të reja kundër Iranit që po diskutohet në Këshillin e Sigurimit në OKB, përgatit terrenin për konfrontim", deklaroi ai në një qendër për mendimin evropian, 'Qendra e Politikave Evropiane'. "Kjo nuk është alternativa jonë e preferuar, por u takon palëve të tjera të vendosin lidhur me faktin se cilën prej tyre do të zbatojnë", u shpreh shefi i diplomacisë iraniane. Këshilli i Sigurimit në OKB ka nisur të shqyrtojë një projekt të ri sanksionesh penalizuese ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor, që mbështetet nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit, të cilat kanë edhe të drejtën e vetos./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE