Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Shqiperia Shënoi Rritje Ekonomike Pozitive
English

Ekon-Shqiperia Shënoi Rritje Ekonomike Pozitive

-Deklaron në Tiranë kryekonomisti i Bankës Botërore Indermit Gill- TIRANE 2 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Kryekonomisti i Bankës Botërore Indermit Gill deklaroi se qeveria shqiptare shënoi rritje ekonomike pozitive gjatë vitit 2009, pavarësisht krizës ekonomike globale. Në konferencën e II "Shqipëri- Banka Botërore, për ekonominë e zhvillimit", Gill tha se bazë e kësaj performance ishin politikat e kujdesshme fiskale, të cilat krijuan një kuadër të stabilizuar makroekonomik gjatë viteve 2000-2007. "Në Shqipëri konsolidimi gradual fiskal përmes përmirësimit të administrimit të të ardhurave dhe pagesave më të ulëta interesash ishin baza që ndihmuan për një rritje pozitive ekonomike në vitin e krizës (2009)", deklaroi Gill. Para krizës u shpreh Gill, të ardhurat u rritën, defiçiti ra dhe me disa përjashtime pati një përmirësim të politikave fiskale. Duke u ndalur në krizën greke dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare, eksperti i BB theksoi se "kriza greke mund të çojë në kosto më të larta të huamarrjes dhe ngadalësim të të ardhurave, si rezultat i uljes së dërgesave nga emigracioni". Në këtë drejtim ai shtoi se është me rëndësi të ruhet cilësia e statistikave të llogarive kombëtare, pasi siç u shpreh ai, "angazhimi i besueshëm ndaj reformave ekonomike duhet të bazohet tek statistika që të jenë të besueshme nga tregu". Por Gill vuri theksin në faktin se pas krizës qeveritë duhet të hartojnë rregulla fiskal specifik. "Pas krizës do të ketë edhe më shumë dallime përsa u takon përparësive të rregullimeve fiskale dhe këto në varësi të konsolidimit fiskal të çdo vendi", deklaroi ai. Konferenca e II "Shqipëri-Banka Botërore për ekonominë e zhvillimit" filloi punimet e saj dyditore një ditë më parë në Tiranë. /a.gj/
KOMENTE