Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Panairi Me Lopët E Racës Xhers
English

Elbasan: Panairi Me Lopët E Racës "Xhers"

ELBASAN 2 Qershor /ATSH-M. Sadiku/ - Për herë të parë në rajonin e Elbasanit është zhvilluar të mërkurën panairi i lopëve të racës "Xhers", të cilat, në fund, një juri i nderoi me çmime. Në panairin e zhvilluar në fshatin Xibrakë, zona e Dumresë, kanë marrë pjesë rreth 20 fermerë, si edhe përfaqësues të shoqatave më të njohura në botë të rritjes së lopës së kësaj rrace si nga Amerika, Australia, Argjentina, Anglia, Danimarka, Kolumbia, Zelanda e Re dhe nga Afrika e Jugut. Për shefin e shërbimit këshillimor pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Neshat Sadiku "panairi i gjedhit "Xhers 2010-Xibrakë" është një nga aktivitetet më të rëndësishme të këtij lloji të organizuara nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut të Elbasanit". Sipas tij "në këtë rajon prej disa vitesh ka filluar mbarështrimi i racës së lopës "Xhers", e cila është cilësuar si një nga racat që u përshtatet më së miri kushteve klimaterike të vendit tonë duke garantuar një rendiment të lartë në prodhimin e qumështit e të nënprodukteve të tij". Presidenti i Zyrës Botërore të racës "Xhers", Z. Gonzalo Maldonado thotë se "raca e lopës Xhers në Shqipëri presupozon garantim të prodhimit optimal". Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Shkëlqim Elezi e ka vlerësuar panairin të vlefshëm edhe për shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësuesit e Shoqatave të gjedhit të ardhur nga vendet që e kanë mjaft të zhvilluar këtë biznes. Sipas specialistëve, lopët e racës "Xhers" nuk kanë probleme në pjellori dhe në lindjen e viçave. Raca Xhers është efiçente dhe ka konformacion funksional e cila presupozon prodhimin optimal për racën si dhe ruan cilesitë racore në kushtet e mbarështimit teknik të saj. Prodhimet e përpunuara nga qumështi i lopës së racës Xhers, djathrat, kosi etj, janë cilësore, përpunuesët e blejnë me përparësi dhe me çmime favorizuese nga fermerët që mbarështojnë këtë racë, thonë specialistët. Në mbyllje të panairit të gjedhit nga juria e përbërë nga specialistë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, janë ndarë edhe çmime sipas të cilave janë vlerësuar lopët më të mira të racës "Xhers", pjesmarrëse në këtë aktivitet. Çmimin e parë e ka marrë lopa e fermerit Harun Baha. "Me çmime nuk vlerësohen vetëm miss-et, apo matematicienët, aktorët e ku di unë, por edhe këto", tha Haruni, duke terguar me gisht lopët e tij./ch/
KOMENTE