Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli I Mandateve Diskuton Disa Ndryshime Në Rregulloren E Kuvendit
English

Këshilli I Mandateve Diskuton Disa Ndryshime Në Rregulloren E Kuvendit

TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet u mblodh sot për të diskutuar propozimin e një grupi deputetësh, lidhur me disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, që synojnë përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni në marrëdhënien e tij me dekretet e Presidentit të Republikës dhe dhënien e pëlqimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Njoftimi për shtyp nga Kuvendi sqaron se me propozimin e një grupi deputetësh, më 28 maj u depozitua në Kuvendin e Shqipërisë një projektvendim për ndryshim të rregullores parlamentare, dokument i miratuar në dhjetor 2004. Njoftimi zyrtar sqaron se "për të shmangur keqkuptimet e përhapura nga deputeti socialist Damian Gjiknuri, bazuar në nenet 117 të rregullores, me marrjen e këtij propozimi, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli menjëherë ia ka kaluar Drejtorisë Juridike dhe Këshillit të Rregullores". Mbështetur në nenin 88 të Rregullores, proçedurat e parashikuara për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, zbatohen edhe për shqyrtimin e projektvendimeve normative që miratohen nga Kuvendi. Ndaj Kryetarja e Kuvendit thirri Këshillin e Rregullores, mbledhja e parë të cilit u bë në 1 qershor, ku anëtarët e tij filluan shqyrtimin e propozimit. Për shkak se disa anëtarë nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e parë, u caktua një mbledhje tjetër e këtij Këshilli. Sot u bë mbledhja e dytë e Këshillit të Rregullores, ku u vazhdua me diskutimin e propozimit të paraqitur nga grupi nismëtar. Seanca dëgjimore u vlerësua si një arritje e Kuvendit. Këshilli diskutoi mbi përmirësimin e mëtejshëm të këtij instrumenti parlamentar, me qëllimin rritjen e mëtejshme të transparencës në shqyrtimin e kandidaturave. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë të emëruar nga Kryetari i Kuvendit, në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamentare. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit. Këshilli studion propozimet për ndryshimin e Rregullores, jep mendime për çështje të interpretimit të Rregullores, për konfliktet në lidhje me kompetencat ndërmjet komisioneve të Kuvendit, etj./a.s//a.ke/
KOMENTE