Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Forca Speciale Në Ndihmë Të Policisë, Për Kërkimin E 6 Vjeçares Së Zhdukur
English

Kukës: Forca Speciale Në Ndihmë Të Policisë, Për Kërkimin E 6 Vjeçares Së Zhdukur

KUKËS, 2 qershor /ATSH-R.Hoxha/ - Në ndihmë të Policisë që vazhdon kërkimet për Bleona Matën, vajzën 6-vjeçare nga Zapodi i Kukësit të zhdukur prej 12 ditësh, të mërkurën u nisën për në vendngjarje 50 forca speciale. Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së qarkut, Odeta Popa, "së bashku me grupin e forcave speciale në vendngjarje ka shkuar edhe përgjegjësi i Sektorit të Krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Nikolin Bala". "Me gjithë kërkimet intensive që po kryhen, ende nuk ka ndonjë gjurmë të vajzës 6 vjecare, ndonëse kërkimet janë shtrirë edhe në Kosovë e Maqedoni", bën të ditur Policia. Policia e Shtetit ka akorduar edhe një shpërblim prej 3 milion lekësh për personin që do të japë informacion. Në lidhje me këtë ngjarje, deri tani është ndaluar vetëm një person, por edhe ai për dëshmi të rreme e pengim të hetimeve./ch/
KOMENTE