Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lindje E Mesme - Flotilje - Turqia Shqyrton Mundësinë Për Masa Ligjore Ndaj Izraelit
English

Lindje E Mesme - Flotilje - Turqia Shqyrton Mundësinë Për Masa Ligjore Ndaj Izraelit

ANKARA, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Ministria turke e Drejtësisë po shqyrton mbi mundësinë për të ndërmarrë veprime dhe masa ligjore kundër Izraelit, pas sulmit të përgjakshëm izraelit kundër një flotiljeje pro-palestineze, ku mbetën të vdekur të paktën nëntë persona, ndër të cilët turq, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve, Anadolli. Autoritetet përkatëse po ekzaminojnë kodin penal turk dhe të drejtën ndërkombëtare për të përcaktuar veprimet që mund të ndërmerren kundër agresion izraelit, sipas agjencisë. Ministria duhet ende të japë një prononcim lidhur me faktin nëse dihet apo jo diçka lidhur me zhvillimin e një hetimi nga prokuroria turke. Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan bëri një apel dje komunitetit ndërkombëtar për hapjen e një hetimi kundër Shtetit hebre, ku kërkoi që të ndërmerren masa ''ndëshkuese'' në lidhje me operacionet ushtarake kundër. Kotë masa lidhen me anijen turke ''Mavi Marmara'', më e madhja e gjashtë anijeve që përbënin flotiljen e nisur me ndihma humanitare drejt Rripit të Gazës, ende në bllokadën izraelite, ku u shkaktua gjakderdhja./ /i.p/
KOMENTE