Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufta Kunder Canabisit, Burgaj: Situata Në Komunën E Lazaratit Nen Kontroll
English

Lufta Kunder Canabisit, Burgaj: Situata Në Komunën E Lazaratit Nen Kontroll

GJIROKASTËR, 2 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/. - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, shprehu sot vlerësime për punën e bërë nga Policia e Gjirokastrës, sidomos në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Lazarat. I pranishëm në analizën e punës së bërë gjatë këtij viti nga Drejtoria e Policisë e Qarkut të Gjirokastrës, kreu i Policisë së Shtetit tha se "situata në komunën e Lazaratit është e kënaqshme dhe nën kontroll, por s'duhet të mjaftohemi me kaq, pasi muaji qershor është vendimtar në fitoren e kësaj sfide". Duke e cilësuar si prioritet luften kundër kultivimit të bimëve narkotike, Burgaj tha se shumë shpejt do vihet në funksionim edhe sateliti dhe helikopterë të paijsur me mjete vëzhgimi speciale, që do të monitorojnë çdo territor të vendit tonë. Drejtuesi i Policisë së Shtetit nënvizoi dhe rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në të gjitha fushat, si në mjekësi, arsim, tendera si dhe brenda radhëve të policisë në rastet kur konstatohen shkelje ligjore. "Asnjë punonjës i policisë nuk do t'i shpëtoj ligjit. Policia e Shtetit do të bashkëpunojë ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm (SHKB), me të vetmin qëllim, për një polici të pastër e të sigurtë", tha Burgaj. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti policia e Gjirokastrës ka zhvilluar 8 operacione të koduar, duke bërë të mundur sekuestrimin e rreth 1.7 tonë mariuane, si dhe arrestuar në flagrancë 13 autorë. Para disa vjetësh, Komuna e Lazaratit, në Gjirokastër, ishte një nga zonat me problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike. /a.m/s.s./
KOMENTE