Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mtkrs , Shtëpia Muze E Konferencës Së Pezës, Do T'I Kthehet Drejtorisë Rajonale Të Kulturës Kombëtare Të Tiranës
English

Mtkrs , Shtëpia Muze E Konferencës Së Pezës, Do T'I Kthehet Drejtorisë Rajonale Të Kulturës Kombëtare Të Tiranës

TIRANË, 2 Qershor /ATSH-Mira Shkurta/.- Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve reagoi sot ndaj situatës së krijuar të martën në fshatin Pezë, kur përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Tiranës, të shoqëruar nga forcat e policisë, kërkuan të zbatonin një vendim të Këshillit të Ministrave për lirimin e shtëpisë Muze të Konferencës së Pezës. Në një deklarate për shtyp, MTKRS theksoi se "me vendim të Këshillit të Ministrave objekti muze do t'i kthehet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Tiranës". Por sipas zëdhënëses së MTKRS, Lorena Ylli, ndërsa pretenduesve të pronës iu kërkua bashkëpunimi për lirimin e ambienteve, pronari i kësaj shtëpije, deputeti i PS-së Dashamir Peza, tha se, monumenti në fjalë është në pronësi të tij . Ai nuk paraqiti asnjë dokument për të vërtetuar këto pretendime dhe nuk i lejoi specialistët përkatës të merrnin në administrim godinën. "Për të penguar kryerjen e procedurave ligjore, deputeti Peza lejoi hyrjen e rreth 40 personave të moshës së tretë në banesë, tha zëdhënësja. Të diktuar nga kjo situatë u gjykua që marrja në dorëzim e shtëpisë ku më 16 shtator 1942 u mblodh Konferenca e Pezës, konsideruar si kongresi i parë pluralist në Shqipëri, të bëhet në një moment tjetër. Duke ju referuar zëdhënëses Ylli, në vitin 2006, padrejtësisht ky objekt është futur në inventarin praprak të objekteve shtetërore në varësi të Bashkisë së Tiranës, kur duhet të ishte regjistruar në inventarin e Komunës së Pezës. Ndërkohë Dashamir Peza, në një prononcim për mediat ngriti pretendimin se banesa e tij është ndërtuar nga e para në vitin 2001 në tokën, pronë e stërgjyshërve të tij duke cilësuar se, toka i është kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe se është e hipotekuar. "Në vitin 2006, me vendim të ministrit të Kulturës të asaj kohe, Bujar Leskaj, shtëpia është hequr nga lista e monumenteve të kulturës, status që e gëzonte prej vitesh", pohoi Peza për median e ndodhur në vendngjarje. Por për këtë ngjarje, reagoi dhe Policia e Tiranës e cila në një deklaratë njoftonte se veprimet e sotme të strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, janë një praktikë normale pune në mbështetje të institucioneve qëndrore dhe vendore të administratës publike dhe të pushtetit vendor./s.s./
KOMENTE