Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portret - Japoni - Hatoyama, Ai Që Donte Ta Bënte Vendin Më Social
English

Portret - Japoni - Hatoyama, Ai Që Donte Ta Bënte Vendin Më Social

TOKIO, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Trashëgimtar i një dinastie të fuqishme politiko-industriale, Yukio Hatoyama i cili sapo dha dorëheqjen, e shkatërroi brenda nëntë muajve ambicien e tij për ta ndryshuar Japoninë me mosmarrjen e vendimeve dhe me kthesën e papritur në mendime. I njohur me nofkën "jashtëtokësori" për shkak të syve të dalë dhe krehjes së fryrë të flokëve, ish-kryeministri nuk ishte i njohur për cilësitë e tij të oratorit popullor as për lirshmërinë e të shprehurit përpara kamerave. Por, qetësia dhe vendosmëria e tij i kishin bindur japonezët të testonin programin e tij të ndërprerjes me politikën e mëparshme për të krijuar një "shoqëri vëllazërore dhe një politikë të bazuar në dashurinë". Hatoyama rrjedh nga një familje e famshme politikanësh dhe industrialistësh: gjyshi i tij nga babai Ichiro ka qenë kryeministër në periudhën 1954-1956 dhe gjyshi i tij nga nëna është themeluesi i kompanisë prodhuese të gomave "Bridgestone". Studimet e kryera nuk e formonin domosdoshmërisht për politikë. Ky shkencëtar, me titullin doktor në shkencat inxhinierike të Universitetit të famshëm të Tokios dhe student në universitetin e Stendfordit, në Kaliforni, fillimisht ishte pedagog i ekonomisë. Fillimet e tij në politikë ishin përkrah Partisë Liberaldemokrate, PLD, lëvizja konservatore e themeluar nga gjyshi i tij i cili drejtoi Japoninë për më tepër se 50 vjet dhe në vitin 1986 ai fitoi vendin e parë si deputet në ishullin verior Hokkaido, larg bastioneve elektorale të të parëve të tij. Në fakt, Hatoyama gjithmonë është shprehur se është një "trashëgimtar", ashtu si ata japonezë të familjeve të mira të cilët kanë garuar në zonën elektorale që mbahej nga një prej prindërve. Por, ai u shkëput shpejt nga PLD për të krijuar Partinë Demokratike të Japonisë, (PDJ, e qendrës së majtë), në vitin 1996 bashkë me disidentë të tjerë dhe me opozitarë. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë interesin e paktë për diskutime politike dhe energjinë e madhe që harxhonin disa për të ngjitur shkallët me çdo kusht, aq sa ndonjë prej bashkëpunëtorëve të tij do ta kishte parë më mirë në një laborator se sa në parlament. I vlerësuar kur erdhi në pushtet në shtator të vitit 2009, ai e lodhi shpejt opinionin publik me mungesën e autoritetit dhe me tonin e mërzitshëm të zërit në fjalime. Megjithatë, japonezët nuk e kanë përballuar mirë mosmbajtjen e një premtimi për largimin e një baze amerikane dhe një skandal fondesh të fshehta rreth fondeve të tij mbështetëse. Në të njëjtën kohë që popullariteti i tij binte në sondazhe, kryeministri kritikohej ashpër në media, madje disa revista shkonin deri atje sa talleshin me këmishët e tij demode. I shkarkuar nga pesha e përgjegjësive, Hatoyama do të mund të kthehet në moshën 63 vjeç pranë bashkëshortes Miyuki, "dielli" i tij , një ish-aktore e pasionuar pas artit të jetuarit dhe spiritualitetit. /I.Pu.
KOMENTE