Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Princi Michael Me Një Delegacion Investitorësh Nga Britania E Madhe Vizitojnë Nesër Kosovën
English

Princi Michael Me Një Delegacion Investitorësh Nga Britania E Madhe Vizitojnë Nesër Kosovën

PRISHTINË, 2 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Lartmadhëria e Tij, Princi Michael i Kentit, së bashku me një delegacion të biznesmenëve dhe investitorëve të njohur nga Britania e Madhe, do vizitojnë Kosovën prej datës 3 deri me 5 qershor. Kryeministri Hashim Thaçi i ka shprehur sot mirëseardhjen në Kosovë Princit Michael dhe delegacionit të tij gjatë një bisede telefonike me të, bëri të ditur zyra e shtypit e qeverisë. Gjatë vizitës në Kosovë, Princi Michael dhe delegacioni i tij do të priten nga krerët më të lartë shtetërorë të Republikës së Kosovës, ministrat e kabinetit qeveritar si dhe afaristë dhe partnerë të tjerë nga Kosova. Delegacioni që shoqëron Princin Michael do të interesohet për mundësi investimi në Kosovë në fusha të ndryshme si në telekomunikacion, miniera, energjetikë, turizëm, etj, si dhe do të bëjë vizita në disa zona ekonomike dhe industriale të Kosovës. Vizita është organizuar nga Oda Ekonomike Britanike në Kosovë, me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës./s.s./
KOMENTE