Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi letër Topallit: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, skenar ndaj dekreteve të Topit
English

Ruçi letër Topallit: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, skenar ndaj dekreteve të Topit

Tiranë, 2 Qershor, NOA – Kuvendi po shkel hapur rregulloren e tij duke kërkuar amendim të saj për votimet e hapura dhe përgjegjësi direkte për këtë duhet të mbajë kryetarja e tij, Jozefina Topalli, e cila po përgatit në emër të mazhorancës një skenar për të rrëzuar dekretet e presidentit Topi për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Një akuzë e tillë ngrihet në letrën që kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i ka nisur asaj, ku i parashtron arsyet se përse ai mendon që përpjekja e mazhorancës në Kuvend për të amenduar rregulloren, është në kundërshtim me ligjin e parlamentarizmit.

“Në kundërshtim të plotë me nenin 13 të Rregullores, është ngritur Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, pa pëlqimin apo pa marrë më parë propozimet nga grupi parlamentar i PS në lidhje me anëtarët e këtij këshilli. Emërimi nga Kryetarja e Kuvendit e anëtarëve të opozitës, pa pyetur më parë ata vetë, grupin politik të cilit i përkasin dhe mbi të gjitha në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë lloj dijenie, dhunon parimet dhe frymën e Rregullores së Kuvendit”, citohet në këtë letër.

“Shkeljet flagrante të procedurës, si në formimin e Këshillit ashtu edhe në futjen e propozimit për ndryshimin e rregullores, me nxitim të pajustifikuar për rëndësinë që paraqet ky akt, tregojnë qartë synimet e mbrapshta që ka mazhoranca në lidhje me një nga funksionet më të rëndësishme që ka kuvendi, dhënien e pëlqimit për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”, vë në dukje mes të tjerash kreu i deputetëve socialistë.

Duke shtuar se propozimi në fjalë synon të eliminojë përfundimisht votimin e fshehtë në lidhje me dhënien e pëlqimit nga Kuvendi për këto funksione kushtetuese.

“Kjo përbën një devijim thelbësor të parimeve të gjithë-pranuar por edhe të sanksionuara në këtë rregullore, sipas të cilës, votimi për personat është gjithmonë i fshehtë. Dhunimi i këtij parimi synon ushtrimin e presionit ndaj deputetëve, për të imponuar një qëndrim politik në lidhje me emërimet e mundshme në organet kushtetuese”, përfundon letra në fjalë.

Duke mos harruar të citojë se jo rastësisht “ky propozim vjen në kohën ku Presidenti i Republikës ka sjellë disa dekrete për miratim dhe të tjera presin të vijnë”.

“Në realitet, ju kërkoni të përsëritni të njëjtin skenar si me rrëzimin e kandidaturës për Gjykatën Kushtetuese, jo më në bazë të kritereve profesionale e ligjore, por në bazë të urdhërimit politik”, citon letra e Ruçit.

n.e/NOA

KOMENTE