Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Samiti I Sarajevës, Një Përpjekje Për Të Kompletuar Perspektivën Evropiane Të Ballkanit Perëndimor
English

Samiti I Sarajevës, Një Përpjekje Për Të Kompletuar Perspektivën Evropiane Të Ballkanit Perëndimor

- Intervistë e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, për radion BBC - TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Ilir Meta, vlerësoi sot në një intervistë për BBC se samiti i sotëm i Sarajevës "është një përpjekje për të kompletuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, pikërisht tani, dhjetë vjet pas samitit të Zagrebit, i cili inicioi dhe vetë procesin e Stabilizim Associmit dhe që më pas u ndoq nga vizioni që u shpalos në samitin e Selanikut për Ballkanin Perëndimor". Pasi përshëndeti këtë samit të organizuar nga Presidenca spanjolle, Meta u ndal në detyrat që ka Shqipëria në procesin e liberalizimit të vizave. Ai vlerësoi se i gjithë procesi ka qenë i kushtëzuar. "I gjithë udhërrëfyesi është i përbërë nga kushte shumë të qarta, shumë teknike, konkrete, komplekse, të ndara në katër blloqe, të cilat përbëjnë kolonën e këtij procesi dhe unë mund të them se tashmë ka mbetur fare pak, çka është vlerësuar edhe nga Komisionerja Malmstrom, nga Komisioneri Fule dhe nga përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian", tha Meta. Kjo, sipas tij, është arsyeja që propozimi është pozitiv, sepse vetë Komisioni është i bindur, nga vetë monitorimi i vazhdueshëm që i ka bërë procesit të përmbushjes se detyrimeve, se Shqipëria i ka të gjitha aftësitë dhe kapacitetet për t'i përmbyllur me sukses edhe këto tre çështje në vazhdim. Meta theksoi se procesi i integrimit nuk është një proces abstrakt, "është një proces konkret, sikurse është një aspekt i rëndësishëm heqja e vizave, të cilin e ndiejnë të gjithë qytetarët në momentin që kjo lehtësi fitohet, po kështu është shumë konkret dhe shumë jetike që Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit të integrohen më mirë me njëri-tjetrin dhe jo vetëm me njëri -tjetrin, por edhe me vetë Bashkimin Europian, përmes rrjeteve trans-europiane të infrastrukturës, të transportit, të energjisë dhe në këtë drejtim mbeten ende jo pak për të bërë në rajonin tonë". Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, vlerësoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit të rëndësishëm, duke theksuar se Kosova është në një stad integrimi me vetë Bashkimin Europian dhe mendoj që vetë prezenca e EULEX-it në Kosovë është një kontribut pozitiv në këtë drejtim, ashtu sikurse unë shpresoj që së afërmi edhe Kosova të ketë udhërrëfyesin e saj për liberalizimin e vizave dhe unë jam i bindur se ajo do ta fitojë këtë mundësi për qytetarët e saj. "Mendoj se është një fakt shumë pozitiv që Kosova përfaqësohet në këtë takim të nivelit të lartë të Sarajevës, do të thosha që është sukses i veçantë i këtij takimi dhe absolutisht që Kosova është një realitet i ri, është një realitet i pakthyeshëm dhe Shqipëria e ka theksuar se mbështet jo vetëm Kosovën e pavarur, si kusht dhe garanci për stabilitetin e rajonit, por në mënyrë të veçantë mbështet progresin e një Kosove europiane. Samiti i Sarajevës, i organizuar nga Presidenca Spanjolle me mbështetjen e BE-së, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësueses së lartë për Çështjet e Jashtme në KE, Catherine Ashton dhe komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle. Shqipëria u përfaqësua në këtë samit nga zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta. /s.s./
KOMENTE