English

Shënim - Nis Në Sarajevë Samiti I Perspektivës Evropiane Të Vendeve Të Ballkanit Perëndimor

SARAJEVË, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Zyrtarë të politikës evropiane dhe të Ballkanit Perëndimor nisën pak orë më par një samit në Sarajevë, gjatë të cilit BE-ja pritet të riafirmojë "perspektivën evropiane të vendeve të rajonit". Catherine Ashton, shefja e diplomacisë së BE-së, deklaroi dje se BE-ja është e ndërgjegjshme dhe se "riafirmon të ardhmen dhe përkatësinë e Ballkanit Perëndimor në Evropë dhe po ashtu perspektivën evropiane të rajonit". "Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen e kombeve evropiane është një ndër sfidat e fundit për të pasur një Evropë të bashkuar dhe demokratike", theksoi ajo. Ky samit zhvillohet në një moment kur vendet e Ballkanit Perëndimor dyshojnë për një dekurajim në rritje të evropianëve përballë zgjerimit të BE, për shkak të krizës financiare me të cilën ajo po përballet dhe anëtarësimin e 12 vendeve të reja që nga viti 2004. "Nuk duhet të ketë pritshmëri për përfundime jo realiste nga ky samit, para s gjithash sepse BE-ja është prekur nga kriza më e rëndë ekonomike me të cilën ajo është përballur, ndaj kjo nuk e lejon që të ketë si përparësi zgjerimin në këto momente", deklaroi zëvendëskryeministri serb i ngarkuar me kryesimin e Çështjes së Integrimit Evropian, Bozhidar Gjeliç, i cituar sot nga e përditshmja serbe ''Blic''. Catherine Ashton, së bashku me komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle, po ashtu edhe disa ministra të Jashtëm të vendeve të BE-së, ndodhen në Sarajevë. Ky takim zhvillohet me rastin e përvjetorit të dytë ta samitit të Zagrebit, ku vendet evropiane bënë publike perspektivat e anëtarësimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, disa prej cilat janë përballur me konflikte të përgjakshme në vitet '90. Sot, "vendet e rajonit të janë më të përgatitura për të nisur me vendosmëri një etapë të re të perspektivës evropiane", sipas një deklarate për shtyp të presidencës spanjolle të radhës së BE-së. Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia po ashtu edhe Kosova janë të pranishme me delegacionet përkatëse në këtë takim./ /i.p/
KOMENTE