Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Dhe Britania E Madhe, Vullnet Për Intensifikimin E Bashkëpunimit Dypalësh
English

Shqipëria Dhe Britania E Madhe, Vullnet Për Intensifikimin E Bashkëpunimit Dypalësh

- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, takoi në Sarajevë Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague- TIRANE, 2 Qershor/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në takimin e zhvilluar sot në Sarajevë me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, shprehën vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh. Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se Sekretari i Jashtëm Hague shprehu kënaqësinë për të bashkëpunuar me z. Meta, duke theksuar këtu mbështetjen që Britania e Madhe i jep reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Në këtë kontekst, zv/kryeministri Meta e siguroi Sekretarin Hague për vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të ecur përpara në zbatimin e reformave të ndërmarra dhe theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të forcuar më tej bashkëpunimin me Britaninë e Madhe në këto fusha. Gjithashtu, z. Meta e informoi z. Hague mbi përmbushjen e kritereve nga Shqipëria për liberalizimin e vizave dhe e siguroi atë se tre nën-çështjet e mbetura do të plotësohen shumë shpejt. Dy homologët shprehën vullnetin e veçantë për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh, me një fokus të veçantë në rritjen e investimeve britanike në fusha prioritare të ekonomisë shqiptare. Lidhur me zhvillimet në rajon, z. Hague shprehu vlerësimin e tij për rolin e veçantë që Shqipëria luan në Ballkan, duke veçuar këtu vizitën e fundit të z. Meta në Beograd si një hap pozitiv drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe si një kontribut ndaj përmirësimit të klimës në rajon. Z. Hague theksoi këtu se Ballkani Perëndimor do të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm i Britanisë së Madhe, duke nënvizuar se kjo është arsyeja që ai ndodhet në Sarajevë, për të konfirmuar pikërisht këtë vullnet të fortë të Qeverisë së re britanike për Ballkanin. Z. Meta dhe z. Hague diskutuan gjithashtu edhe mbi situatën politike në vend, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje sa më shpejt, e cila do të çojë në përmirësimin e klimës së brendshme politike./s.s./
KOMENTE