English

Urgjent – Parlamenti pezullon kreun e Çamëve dhe emëron Gramoz Ruçin

Zëvendësimi i deputetit Shpëtim Idrizi nga Ruçi, provizor

Tiranë, 2 Qershor 2010 NOA – Kryetarja e Parlamentit shkarkon nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, deputetin Shpëtim Idrizi dhe emëron në vend të tij, Gramoz Ruçin.

Vendimi vjen vetëm pak orë pasi, Gramoz Ruçi përmes një letre kishte akuzuar Kuvendin se “po shkel hapur rregulloren e tij duke kërkuar amendim të saj për votimet e hapura”. Ai paralajmëroi se “përgjegjësi direkte për këtë duhet të mbajë kryetarja e tij, Jozefina Topalli, e cila po përgatit në emër të mazhorancës një skenar për të rrëzuar dekretet e presidentit Topi për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Zyrtarisht, Parlamenti njoftoi pak çaste më parë se “në mbështetje të nenit 13, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, për shkak të mosmarrjes pjesë të deputetit Shpëtim Idrizi në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin të datave 1 dhe 2 Qershor 2010, Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli (Çoba) vendosi që deputeti Gramoz Ruçi të emërohet anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në vend të deputetit Shpëtim Idrizi”.

n.e/NOA

KOMENTE