English

Zanetti: Milito do të qëndrojë tek Inter

Milano, 2 Qershor NOA - Mbrojtësi legjendar i Interit, Javier Zanetti, është shprehur tepër i sigurt për sa i përket gjendjes të sulmuesit të skuadrës së tij, Diego Milito.

“Nuk kam asnjë dyshim, e ardhmja e Militos do të jetë tek Inter”, - këto ishin fjalët e kapitenit zikaltër në lidhje me të ardhmen e bashkatdhetarit të tij, Diego Milito.

Zanetti ka pohuar se në lidhje me këtë çështje ka folur me vetë lojtarin në fjalë dhe ka deklaruar se ai është tepër i lumtur në Milano, ku për këtë arsye dëshira e tij është të qëndrojë sa më gjatë tek Inter.

r.b/NOA

KOMENTE