English

500 milionë dollarë për rinovimin e Urës së Bruklinit

Nju Jork, 3 qershor, NOA - Pesëqind milionë dollarë janë caktuar për rinovimin e urës së Bruklinit në Nju Jork. Ura do të ngjyroset e tëra dhe do t’i riparohen disa pjesë, të vëna 127 vjet më parë.

Hapjen e punimeve, që do të zgjasin katër vjet, e bëri nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, dhe kryebashkiaku Majkëll Blumberg.

Ura, e gjatë 1.8 kilometra, ishte hapur në maj të vitit 1883, pas 13 vjet punimesh. Mbi të, çdo ditë kalojnë 120 mijë automjete dhe mijëra këmbësorë e çiklistë. Për herë të fundit është ngjyrosur në vitin 1991.

NOA/RFE

KOMENTE