Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anna Bolena, një jetë e shthurur në opera
English

Anna Bolena, një jetë e shthurur në opera

Tiranë, 3 qershor, NOA - Opera “Anna Bolena” e Gaetano Donizettit do të jetë shfaqja e fundit skenike për sezonin shtator-qershor 2010 në TKOB.

Regjisorja Eleonora Paterniti kërkon të vendosë theksin tek shthurja e kohës së mesjetës, gratë joshëse dhe burrat sensual, gjithçka në një vënie skenike realiste, pa kërkuar tendencat dhe paralelizmat me kohën e sotme.

Në këtë opera do të interpretojnë solistët: Marjana Leka (Anna Bolena), Armando Likaj (Enrico VIII), Vikena Kamenica (Giovanna), Eduard Sokoli (Lord Rochefort), Marco Frusoni dhe Rudin Sata (Lord Percy), Lindita Kola (Smeton), Erlind Zeraliu (Harvey). Skenografia e operës është realizuar nga Platon Bardhi. Kostumet në konceptin e Sartoria Arrigo-Milano. Dirigjent i Orkestrës është Marco Berdondini. Dirigjent kori Dritan Lumshi.

Opera “Anna Bolena” është kompozuar më 1830-ën nga Gaetano Donizetti, me libret të Felice Romanit. Tregohet për vitet e fundit të jetës së Anna Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII. Një fund tragjik drejt të cilit e shtyn i shoqi, që e akuzon për tradhti bashkëshortore, inçest, magji.

Regjisorja Eleonora Paterniti ka studiuar dramaturgji operistike, këngë lirike, interpretim, si edhe për instrumente të frymës, perkusion, piano, dhe së fundmi trombë. Ka punuar si asistente në regjinë e operave të Franco Zeffirellit, Giancarlo Del Monacos, Pier' Alli. Për një kohë të gjatë ka punuar si asistente e Gianluigi Gelmetti, drejtor artistik i Teatrit të Operës në Romës, për operat "Pagliacci", "Tosca", "La fanciulla del West", "Tristan dhe Isolde", "Missa Solemnis", "La Traviata", "Woyzeck".

Opera do të shfaqet premierë në TKOB më 6 qershor dhe vijon më 8, 11, 13 qershor, ora 19.00.

m.s/NOA

KOMENTE