Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Nuk Do Të Reshtim Deri Sa Të Zbardhet Çështja Për Gjetjen E 6-Vjeçares Nga Kukësi
English

Basha: Nuk Do Të Reshtim Deri Sa Të Zbardhet Çështja Për Gjetjen E 6-Vjeçares Nga Kukësi

TIRANE 3 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi të enjten në seancën plenare në Kuvend se, strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të reshtin deri sa të zbardhet çështja për kërkimin e vajzës 6-vjeçare nga Zapodi i Kukësit të zhdukur prej 12 ditësh Bleona Mata. "Kërkimi vazhdon prej 12 ditësh dhe struktura të policisë së shtetit shqiptar kanë përdorur mjete speciale hetimi ndërsa po bashkëpunojnë dhe me institucione të tjera të Maqedonisë dhe Kosovës", deklaroi Basha. Kreu i Minsitrisë së Brendshme tha, se janë bërë analiza të përditshme të veprimtarisë për gjentjen e 6 vjeçares, ndërsa i kërkoi opozitës mos politizimin e kësaj çështje. Bleona Mata, nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit, u zhduk mesditën e 22 majit, ku bashkë me dy shoqet e saj kishte shoqëruar hallën për të kullotur bagëtitë. Që nga ajo ditë, kanë nisur kërkimet për gjetjen e vogëlushes, por deri tani, pa asnjë rezultat./n.m/
KOMENTE