English

Flotilja - Tetë Turq Dhe Një Amerikan Të Gjithë Të Vrarë Nga Plumbat

STAMBOLL, 3 qershor /ATSH-Anadolli Azhans/ - Tetë turq dhe një amerikan me origjinë turke u vranë gjatë sulmit izraelit kundër flotiljes drejt Gazës dhe të nëntë viktimat vdiqën nga goditjet me plumba, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve, Anadolli Azhans që citonte raportet e ekspertëve dhe të mjekëve ligjorë. Kombësia e viktimave u përcaktua pas ekzaminimeve nga instituti turk i mjekësisë ligjore në Stamboll. Instituti saktësoi se rrethanat e vdekjeve do të mësohen pas ekzaminimeve balistike, që do të kërkojnë rreth një muaj kohë./ a.jor.
KOMENTE