Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Portret / Ilir Miho, Biznesmeni Që Vodhi Profesionin Në Greqi
English

Portret / Ilir Miho, Biznesmeni Që "Vodhi" Profesionin Në Greqi

GJIROKASTËR, 3 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Ilir Miho, 34 vjeç, babai i dy fëmijëve të mitur, çdo mëngjes prish rehatin e tij për të nisur punën, duke ngritur në radhë të parë qepenin e shtypshkronjës, pronë e tij. Ai thotë se profesionin e 'vodhi' në Greqi, ku u punësua në një shtypshkronjë në Athinë. "Në fillim emigracioni ishte e vështirë, por në atë kohë grekët kishin nevojë për krahë të lirë pune", tregon Iliri. Sipas tij, pronari i shtypshkronjës, sot bashkëpunëtor i ngushtë, e nxiti Ilirin të hapte një biznes të tillë në Shqipëri. "Nuk e mendova dy herë, por vendosa të largohem nga Greqia, duke marrë me vete një shtypshkronjë të përdorur, por në gjendje të mirë pune", rrëfen ai. Hapja e një biznesi të ri në qytetin e Gjirokastrës ishte shumë e vështirë, dhe siç kujton Iliri, në fillim të vitit 2001, inspektorët e degës së tatim-taksave e gjobitën, pasi, sipas tyre, nuk kishte nxjerrë lejen e aktivitetit. Për këtë arsye, thotë Iliri, i është dashur 3 muaj të siguronte një licencë, që sot mund të nxjerrësh për gjysëm ore. "Ishin kohë të vështira. Çdo nëpunës i tatim-taksave mund të të shkatërronte biznesin, pasi ata ishin "punësuar" me shtypshkronjat e tjera", pohon Iliri. Ai shpjegon se gjatë tranzicionit në Gjirokastër kanë ekzistuar dy shtypshkronja, monopol në treg. Askush nuk dëshironte një konkurrencë të tillë, pasi futja e teknologjisë moderne ka kosto të vogël për klientët", thotë ai. Në hapat e para të biznesit, Iliri ka harxhuar më shumë energji se sa volum pune. "E nisa këtë aktivitet me një punëtor dhe tashmë kam 10 të tillë, me një rrogë mesatare prej 35 mijë lekë në muaj, që të gjithë të siguruar", tregon Iliri. Gjatë katër vjetëve të fundit, aktiviteti i tij është rritur shumë, për shkak të cilësisë së botimit dhe dizanjimit. "Aktiviteti i shtypshkronjës po zgjerohet me shpejtësi dhe për këtë arsye kam nisur të ndërtoj një godinë 3-katëshe, me një sipërfaqe 2 mijë metra katror, afro 250 mijë euro", thotë Iliri, duke theksuar se objekti po ndërtohet 3 kilometra larg qytetit, në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë. Ilir pohon se biznesin e administron me bashkëshorten, Nevin, 27 vjeçe. "Falë talentit të saj, ajo tashmë administron me majë të gishtave të gjithë sektorin e prodhimit, gjë që ka ndikur ndjeshëm në menaxhimin e biznesit", shprehet Iliri./s.s./
KOMENTE