Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim/ Japoni - Naoto Kan, Ministri I Financave Që Nesër Mund Të Bëhet Kryeministër
English

Shënim/ Japoni - Naoto Kan, Ministri I Financave Që Nesër Mund Të Bëhet Kryeministër

TOKIO, 3 qershor /ATSH-ANSA/ - Naoto Kan, ministri i Financave dhe zëvendëskryeministri japonez, mund të bëhet nesër personi që do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike dhe të qeverisë, pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Yukio Hatoyama. Pavarësisht surprizave të momentit të fundit, duket se nesër kryeministri i ri i vendit do të caktohet zëvendëskryeministri aktual dhe njëkohësisht ministri i Financave, pra pikërisht Kan. Shanset që Kan të caktohet kryeministër u rritën shumë kur dy kandidatët e tjerë, ministri i Transporteve Seiji Maehara, dhe ministri i Jashtëm Katsuya Okada, shprehën mbështetjen për ministrin e Financave. Kan, 63 vjeç, pas angazhimeve në moshë të re si aktivist për të drejtat civile në vitet Shtatëdhjetë, u fut në botën e politikës në vitin 1980, deri kur në vitin 2006, në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë, denoncoi përgjegjësinë e ministrisë për skandalin e shpërndarjes së gjakut të infektuar me HIV. Në mbrëmje, duke folur për gazetarët në përfundim të një dite të gjatë takimesh, Kan ritheksoi konceptin e tij për barazi, duke mbështetur politika të afta për të balancuar rritjen dhe rimëkëmbjen e financave publike. "Rritje ekonomike, reforma fiskale dhe përmirësim të sigurisë shoqërore, janë sektorët me të cilët mundë të përballemi dhe ti vlerësojmë si një çështje të vetme", deklaroi Kan, mbështetës i një reforme të sistemit fiskal, që përfshin edhe objektivin jo popullor për rritjen e taksave për produktet e konsumit, kombinuar me dobësimin e jenit krahasuar me vlerat aktuale. Kan deklaroi gjithashtu se, nëse do të marrë në duar drejtimin e qeverisë, do të vazhdojë përpjekjet për reduktimin e peshës së bazave ushtarake amerikane në Okinawa, në bazë të marrëveshjes ndërmjet Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara që u arrit javën e kaluar dhe që solli dorëheqjen e parevokueshme të Hatoyamas. /e.v/
KOMENTE