English

Tepelene: Bllokohen 100 Kg Lende Narkotike, Ndalohet Autori

TEPELENË, 3 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Policia e Gjirokastrës ka bllokuar rreth orës 18:30, pranë "Ujit të Ftohtë", rreth 7 kilometra larg qytetit të Tepelenës, 100 kg lëndë narkotike, ndërsa ka ndaluar një shtetas. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëri të ditur për ATSH-në se lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e automjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit N. R., banues në Fier, tashmë i ndaluar. Policia tha se lënda e paligjshme kishte destinacion FieriN, pa saktësuar origjinën e saj. "Është ende herët të japim rezultatet e operacionit, pasi aksioni i policisë lokale po vijon", konfirmoi Gentian Mullai, zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës. Gjatë këtij viti, Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka zhvilluar 9 operacione të koduar, duke bërë të mundur sekuestrimin e rreth 1.7 tonë mariuane, si dhe arrestimin e 14 autorëve. /a.ke/
KOMENTE