Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bosch: Klima politike pengon investimet
English

Bosch: Klima politike pengon investimet

Tiranë, 4 qershor, NOA - Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Boscsh, i është rikthyer edhe një herë krizës politike në vend, por kësaj radhe duke e parë në këndvështrimin e zhvillimit ekonomik.

Gjatë një takimi me donatorët dhe përfaqësues të qeverisë, Bosch ka kërkuar në emër të bizneseve të huaja që klima politike të jetë më favorizuese. Në raportet ndërkombëtare politika vlerësohet si një ndër shkaqet e frenimit të investimeve të huaja, ndaj apeli i ambasadorit vjen pikërisht kur vendi është i përfshirë prej një viti, në një krizë të vërtet politike.

“Të gjithë donatorët shpresojnë që ambienti politik të nxisë më shumë zbatimin e programeve të miratuara. Donatorët kanë vijuar përpjekjet e tyre me sugjerimet përkatëse në grupet sektoriale që janë ngritur, por shumë prej tyre mendojnë se ka ende punë për të bërë.

Shqipëria është një vend që po shkon drejt Bashkimit Europian dhe duhet të marrë përsipër që të përmirësojë edhe sistemin e prokurimeve. Ne do të presim përfundimin e vrojtimit për të dalë në një konkluzion, se si zhvillohen tenderat në Shqipëri”- shprehet Bosch.

Në raportet e tyre donatorët kanë shprehur shqetësim edhe për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Qeveria edhe pse ka ndryshuar ligjet duke i dhënë përparësi kompanive për t’i kthyer në kohë paratë që i takojnë, sërish ky proces nuk ka funksionuar siç duhet, duke bërë që qeveria të mbetet borxh tek biznesi vendas dhe ai i huaj.

r.l/NOA

KOMENTE