Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bursat - Evropa Dobësohet Përballë Wall Street, Milano Dhe Madridi -3%
English

Bursat - Evropa Dobësohet Përballë Wall Street, Milano Dhe Madridi -3%

MILANO, 4 qershor /ATSH-ANSA/ - Regjistrohen të dobëta të dhënat e para në bursat evropiane, të penalizuara nga rritjet në Wall Street pas publikimit të statistikave makroekonomike të SHBA-së për punësimin, nga alarmi për ekonominë hungareze lëshuar nga një zëdhënës i qeverisë së Budapestit dhe nga lajmet për mundësinë e humbjeve të "Societe' Generale" lidhur me derivatet, çka shoqëria franceze e mohon, njoftoi agjencia e lajmeve Bloomberg që citon analistët e ekonomisë. Nën presion është vënë sektori bankar (-3%), së bashku me atë të automjeteve (-2.49%), ndërtimit (-2.45%) dhe sigurimeve (-2.63%). Rënie më të lehtë ka pësuar sektori energjetik, me -0.53% dhe ai i telekomunikacioneve me -0.58%. Më poshtë vijojnë treguesit kryesorë të bursave më të mëdha evropiane. - Londër -1,58% - Paris -2,61% - Frankfurt -1,61% - Madrid -3,57% - Milano -3,21% - Amsterdam -1,70% - Stokholm -1,64% - Zyrih -1,44% - Athinë -5,59% - Budapest -9,04% /e.v/
KOMENTE