Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dështon Sërish Përpjekja E Bashkisë Për Devijimin E Trafikut
English

Dështon Sërish Përpjekja E Bashkisë Për Devijimin E Trafikut

TIRANË, 4 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Trafiku i rënduar është kthyer prej ditësh në problemin kryesor për qytetarët e Tiranës, të cilët bllokohen rregullisht në rrugët kryesore të kryeqytetit Sërish sot shkak për bllokimin e trafikut janë bërë devijimet e diktuara nga bashkia e Tiranës si pasojë e punimeve të fazës së dytë të projektit për rikonstruksionin e sheshit "Skënderbej". Sipas planit të Bashkisë, makinat përveç se nuk do të futen për në qendër nga rrugët kryesore si rruga e Durrësit, ajo e Kavajës, apo edhe rruga që vjen nga Stacioni i Trenit, kanë devijuar trafikun edhe në akse të tjera rrugore në Tiranë. Kështu, mijëra qytetarë e kanë parë veten të bllokuar si asnjëherë tjetër, kur nuk mundën të lëvizin me makinë thuajse në të gjithë akset kryesore të kryeqytetit, që u gjend e paralizuar nga trafiku i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban. Kaosi i trafikut po vijon të rëndohet akoma më shumë pas devijimeve të trafikut nga ana e Bashkisë . Të mbërthyer në këtë trafik të tmerrshëm, mijëra vetë nuk mundën sot të mbërrinin në kohë në vendet e punës apo destinacionet e tjera. Por dhe në raste emergjencash, qytetarët rrezikojnë deri dhe jetën për shkak të vonesave të shumta nga bllokimi i rrugëve. Ndërsa Bashkia ende nuk bën të ditur se sa do të zgjasë ky devjim, punimet në sheshin "Skënderbej" janë shtrirë thuajse në çdo cep të tij, madje dhe në hapësirat që rrethojnë qendrën. Përpjekjet e vetme të Bashkisë për të evituar kosin në trafik janë asfaltimi i zonës në sheshin "Skënderbej", përreth kantierit të punimeve, si dhe vendosja e sinjalizimit rrugor. Por, ndërsa ky kaos vazhdon, qytetarët e Tiranës janë më të alarmuar, pasi qëndra do të vijojë të mbetet e bllokuar edhe pas perfundimit të punimeve, sepse parashikohet të jetë vetëm për këmbësorë. Dhe në kushtet kur ende nuk ka asnjë projekt për rregullimin e trafikut, për të gjithë mbetet paniku i sfidës për lëvizjet me makinë në akset kryesore të kryeqytetit./s.s./
KOMENTE