Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dyshohet për 10 varreza masive në rajonin e Mitrovicës
English

Dyshohet për 10 varreza masive në rajonin e Mitrovicës

Mitrovicë, 4 Qershor, NOA /Çerkin Ibishi - Shoqata e personave të pagjetur dhe viktimave të luftës, “ Zëri i prindërve” bën të ditur se ka njohuri për dhjetë varreza masive në rajonin e Mitrovicës.

Kryetari i kësaj shoqate, Bajram Qerkini, deklaron se për këto të dhëna që disponon ka njoftuar edhe policinë e EULEX-it. Bajram Qerkini tha se "janë identifikuar rreth 600 persona të vrarë dhe të pagjetur. Ndërkohë që ende si persona të pagjetur fati i të cilëve mbetet i pazbardhur mbeten edhe 132".

Kjo shoqatë thekson se ballafaqohet pothuajse çdo ditë me shqetësimin, brengën dhe dhembjen e familjarëve të personave të pagjetur, pasi fati i më të dashurve të tyre edhe pas 11 viteve ende mbetet enigmë për ta.

Sipas dëshmitarëve dyshohet të jenë 10 lokacioneve në rajonin Mitrovicës të ketë varreza masive.

"Thuhet se ekziston një varrezë masive vendin ku ndodhej xhamia e Ibrit, afër Urës kryesore, pastaj te varrezat myslimane afër rrugës për Zveçan. Ka dyshime për varrezë masive në fshatin, Vërmicë te vrella, te laura e trenit, te tregu i bagëtive në afërsi të thertores.

Po ashtu, dyshohet se në afërsi te liqeni i Gazivodës sipas dëshmitarëve në kohën e luftës është vërejtur zbrazja e një kamioni me kufoma. Dy lokacione tjera ku dyshohet të ketë varreza masive janë në disa fshatra të komunës së Zubin Potokut, përkatësisht në fshatrat Dreth edhe Kolludër.

Ndërsa lokacionet e fundit në të cilat janë dyshime të hapur dhe dëshmitarë janë një vend në rrugë për Pasomë dhe te Teqja e Terziqëve në afërsi të tre rrokaqiejve”, thotë Bajrami.

NOA-INA

KOMENTE